“Të mbrojmë kontinentin!” Macron thirrje evropianëve të mos e delegojnë sigurinë e tyre te amerikanët

BOTA


Pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Emmanuel Macron beson se Evropa duhet të hyjë në një epokë të re përsa i përket mbrojtjes. Përpara liderëve europianë në Budapest, Macron deklaroi se Europa duhet të të mbrojë pavarësinë e saj të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe interesat e saj mbi ato të rivalëve gjeopolitikë.

“Ne duhet të jemi të përgatitur. Ne duhet të shkruajmë historinë, kemi sisteme të sofistikuara mbrojtëse, kemi sisteme teknologjike. Nëse jemi të vetëdijshëm për atë që jemi, ne jemi një fuqi e madhe, asnjë treg nuk është i bashkuar si vlerat tona. Nëse zgjohemi, do të mbrojmë interesat tona, interesat evropiane”, tha kreu i Elizesë para liderëve evropianë.

Në hapjen e samitit evropian në Budapest, Macron theksoi se ky është një moment vendimtar për evropianët.

“Ky moment është ai ku ne vendosim të veprojmë, të mbrojmë njëkohësisht interesat tona kombëtare dhe evropiane, të besojmë në sovranitetin dhe autonominë tonë strategjike. Evropianët nuk duhet të delegojnë sigurinë e tyre në përjetësi tek amerikanët”, deklaroi gjithashtu Emmanuel Macron.

“Në thelb, pyetja që na shtrohet është, a duam të lexojmë historinë e shkruar nga të tjerët?”, pyeti presidenti francez gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Budapest.



Skip to toolbar