Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit, ka bërë të ditur agjencia kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Mbrojtja Civile sqaron se lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik, ndërsa Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.
Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki./abcnews.al/