Jorgji sërish me “mision”, UEFA i beson arbitrit shqiptar sfidën e Conference League

Më të fundit


Mund thuhet me plot gojë së është një nga ikonat e abritrazhit shqiptar. Enea Jorgji do të jetë sërish protagonist në arenën ndërkombëtare të futbollit evropian, me 39-vjeçarin, i cili është caktuar nga UEFA, për të arbitruar sfidën e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së parë, të Conference League, mes zviceranëve të Lugano e belgëve të Gent, në “Stockhorn Arena”, të Thunit.

Asistentë të Jorgjit do të jenë të përhershimt Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si arbitra anësorë, ndërsa Eldorjan Hamiti është caktuar si gjyqtar i katërt. Në grupin e arbitrave do të jenë edhe një teknik italian, Marco Di Bello, i cili do të jetë “kryetar” i dhomës VAR, ndërsa si ndihmës i tij është Kreshnik Bajramaj.

Ndërkaq, kutjojmë se “specialisti” i arbitrimit në Abissnet Superiore është kthyer në një vendosës rregulli, me “kohë të plotë”, në kompeticionet madhore të UEFA-s, deri më tani këtë sezon ka drejtuar 3 sfida, Heidenheim-Olimpija Ljubjana, në Conference League, PAOK-Shamrock Rovers, në kualifikueset e Conference League, si dhe përballjen e Ligës B, të Nations League, Turqi-Islandë. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar