Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

BOTA


Qeveria greke ka prezantuar një projektligj që synon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeçare. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, me qëllim mbrojtjen e të miturve nga rreziqet e hapësirës digjitale.

Sipas projektligjit, platformat si Instagram, Facebook dhe TikTok do të detyrohen të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe të bllokojnë llogaritë e fëmijëve që nuk plotësojnë kriterin e përcaktuar. Ndërkohë, përfshirja e Snapchat në listën e platformave të prekura nga ndalimi është ende në shqyrtim.

Për zbatimin e rregullave, autoritetet parashikojnë përdorimin edhe të aplikacionit shtetëror “Kids Wallet”, i cili mundëson konfirmimin e moshës së përdoruesit. Përgjegjësia kryesore për kontrollin dhe zbatimin e kufizimeve do t’u takojë platformave digjitale.

Sipas të dhënave të paraqitura nga ministria greke e shendetesise një në katër nxënës deklaron se i përdor rrjetet sociale në mënyrë të tepruar. Ndërsa një në pesë përjeton nervozizëm, pasiguri ose vështirësi në përqendrim kur nuk ka akses në telefon.



Skip to toolbar