Në nëntor, 227,000 vende të reja pune u hapën në SHBA, mbi pritshmëritë

BOTA


Në nëntor, 227,000 vende të reja u krijuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke tejkaluar pritshmëritë e ekspertëve që parashikonin 200,000, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës të SHBA (BLS).

Rritja më e shpejtë e punësimit është shënuar në shëndetësi, për 54,000 vende pune, rekreacion dhe mikpritje 53,000, administrata shtetërore 33,000 dhe asistenca sociale 19,000, si dhe në prodhimin e pajisjeve të transportit 32,000, shton raporti.

Në të kundërt, numri i vendeve të punës në sektorin e shitjes me pakicë ra me 28,000. Shkalla e papunësisë u rrit nga 4.1 për qind në tetor në 4.2 për qind.

Tetori kishte parë më parë rritje shumë të dobët të punësimit prej vetëm 36,000 njerëzve, pasi Amerika u godit nga uraganet e fuqishme Helena dhe Milton në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, si dhe greva të mëdha të punëtorëve në kompani të tilla si Boeing, raporton CNN./abcnews.al



Skip to toolbar