Olta Xhacka nuk iken por as Holta Zacaj nuk pranon te largohet.
Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, kërkon të zgjasë mandatin përtej marsit, për ta përfunduar atë në fund të vitit tjetër.
Por organi i emërtetës së saj, që është Gjykata e Lartë priste që këtë të martë, vetë Holta Zacaj të njoftonte vakancën e saj e për pasojë nisjen e procedurave për pasuesen.
Në një përgjigje për ABC NEWS, Gjykata e Lartë tha se referuar ligjit dhe vendimeve të nisjes së detyrës si gjyqtare Kushtetuese, mandate I Olta Zacajt përfundon më 10 mars. Por shpallja e vakancës, sipas ligjit, bëhet 3 muaj përpara.
“Referuar nenit 9 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese… njofton organin emërtesë për vendin vakant.” Referuar këtij rregullimi ligjor, Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë mbarimin e mandatit të Zj. Holta Zaçaj jo më vonë se data 10.12.2024.”
Por kryetarja e Gjyaktës Kushtetuese ka të tjera intrpretime dhe sipas saj, mandati si gjyqtare kushtetuese i përfundon në fund të vitit. Në vend të njoftimit të vakancës, Zacaj njoftoi se po merr kohë për gjyqtarin pauses të saj.
“Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”
Gjykata Zaçaj në vijim të argumenteve të saj për të zgjatur mandatin, thotë se data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji, si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues.
“Edhe në praktikën institucionale nuk rezulton të jetë zbatuar një rregull i tillë në përcaktimin e datës së përfundimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve kushtetues. Për rrjedhojë, data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese”
Në këtë rast, kur Zaçaj ka interpretim tjetër, ligji nuk i jep asnjë instrument Gjykatës së Lartë për tu vënë në lëvizje për zgjedhjen e gjyqtarit pasues. Ndërsa vetë gjyqtarja kushtetuese Holta Zacaj do i drejtohet për një Opinion Komisionit të Venecias, për të bërë interpretimin e përfunfimit të mandatit të saj dhe të tjerëve.