Pensionistët do të marrin shpërblim edhe në pranverë! Malaj: E vendosim këtë muaj…

EKONOMI


Ministri I Financave, Petrit Malaj në një konferencë për media në lidhje me zhvillimet ekonomike në vend, ka deklaruar se qeveria ka ndërmarrë një reformë me një efekt financiar jo të vogël.

Ai bëri me dije se jo vetëm që është bërë e mundur rritja e pagave, por njëkohësisht papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik.

Ndërmorëm një reformë me një efekt financiar jo të vogël. Kemi siguruar paga më të larta.

Tregu i punës vazhdon të jetë një tjetër pikë e fortë e ekonomisë shqiptare. Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik prej 10.7% ndërsa ne parashikojmë që në 2025-ën të kemi një numër papunësia 1 shifrore në masën 9.8%, që do të thotë se kjo është hera e parë në tre dekadat e fundit që Shqipëria ka një normë papunësie të tillë”, deklaroi ministri.

Malaj deklaroi gjithashtu se ajo që mbetet inkurajuese është fakti që ekonomia shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë fuqi punëtore.

“Inkurajuese për ne mbetet fakti që ekonomia shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë fuqi punëtore, një dinamikë që mund të na ndihmojë në vijimësi për menaxhimin më efektiv të çështjeve demografike.

Sipërmarrja private do duhet të reflektojë të njëjtat dinamika”, u shpreh Malaj. Ministri bëri me dije ndër të tjera se gjatë këtij muaji do të përcaktohet dhe bonusi i pranverës për pensionistët.

“Përsa i përket rishikimit të buxhetit, apo aktit normativ, pritet të ndodhë gjatë fundit të vitit. me këtë akt normativ ne do përcaktojmë dhe bonusin e pranverës për pensionistët”, përfundoi ministri.



Skip to toolbar