Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në rrugën që lidh Universitetin me Spitallën. Viktima është i moshës rreth 40 vjeç dhe po ecte me biçikletë, por është goditur nga nje automjet ende i paidentifikuar.
Policia ka mberritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie të bizneseve që ndodhen pranë vendit të aksidentit për të identifikuar autorin e ngjarjes. / abcnews.al