Ish agjenti i CIA, shqiptari nga Kosova, Blerim Skoro deklaroi se ai u kontaktua nga inteligjenca amerikane, në bashkëpunim me FBI, më 12 shtator 2001, një ditë pas sulmit ndaj kullave binjake në New York.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Skoro u shpreh se teksa vuante dënimin e tij për trafik droge, e ndodhej në oborrin e burgut, e thirrën dhe e informuan se e prisnin disa persona të cilët donin ta takonin.
Skoro tha se ai takoi dy persona, të CIA-s dhe FBI-së, që do ta ngarkonin me mision si agjent i infiltruar te grupi i Al Qaeda në Pakistan.
“Mua ma kishin marrë faktikisht nënshtetësinë kur u arrestova, por ishte problemi, u zhvendosa në atë moment. Zhvendosja ime ndodhi nesër, një ditë, më 12 shtator, një ditë pas kullave binjake. Aty filloi, ku ishte komplet burgu, i mbyllur fare, nuk kishte lëvizje fare, nuk kishte liri. Edhe qyteti u bllokua fare komplet.
Ditën e nesërme, dolëm në vendin ku rrinin të burgosurit, gardianët më thërrin me numër. U afrova aty, do dikush të bisedojë me ty. Ajo ishte anormale që avokati të vinte në atë kohë, New Y ork ishte i bllokuar, nuk kishte lëvizje fare. Nuk dihej çfarë po ndodhte në atë moment, vendosa të shkoj në vizitë, të takoj personat që i takova. Ishte ditë e martë kur ka ndodhur, 11 shtatori. Ditën e mërkurë, 10 të mëngjesit, ishin dy persona, të qendrës inteligjente të CIA-s, në bashkëpunim me FBI.
Një femër dhe një mashkull, u prezantuan. Më njohën se kush isha. Edhe arrestimi im, e kisha një lidhje se kisha vizituar Afganistanin dhe Pakistanin. Atë periudhë, pas luftës së Kosovës, kisha një shok që ma bëri kurthin, më luti, a shkon të vizitosh një person. Ai nuk kishte të drejtë udhëtimi, kishte qenë në burg.
Unë e mora përgjegjësinë, shkova në Afganistan dhe Pakistan, ku aty lidhem, filloj disa lidhje, e njoftova një njeri që në atë kohë, ishte një prej më të kërkuarve të CIA-s dhe FBI, por unë nuk e dija.
I kam rënë në sy. CIA e ka marrë historinë time, kur unë kam filluar kontaktet me ta, ata e dinin rastet që kisha kaluar në luftën e Jugosllavisë. Unë isha si një lloj vëzhgimi, janë munduar ta përdorin interesin e tyre përmes vëzhgimit. Ka pasur momente kur kam udhëtuar me dy identitete. Ata nuk kanë mundur të dinë identitetin ekzakt që kam përdorur në atë kohë.
Ata e kishin pasur idenë se me kë kanë të bëjnë. Me emrin tim, kur ka ardhur puna gjatë rekrutimit tim, më kanë treguar, m’i treguan me detaje gjërat. Më treguan edhe për politikanë tonë në Kosovë, se kush është i mirë, e kush është i keq. Ishte shumë më larg se çfarë e shohin njerëzit. Kreva stërvitje me armatim të rëndë. Kemi pasur rast konkret, unë kam bërë stërvitje, kur isha në Tiranë, në kohën e luftës”, theksoi ai./abcnews.al