“Bëja stërvitje me CIA-n në mes të Serbisë”, Blerim Skoro: Rrezikoja të arrestohesha dhe ekzekutohesha nga BIA serbe

Më të fundit


Gjatë intervistës për emisionin “Real Story”, Blerim Skoro zbuloi gjithashtu se gjatë kohës që punonte me CIA-n, ka kryer stërvitje edhe në Serbi. Shqiptari nga Kosova theksoi se bënin përgatitje nëse do të kishte sërish luftë, ndërsa shtoi se nëse do të arrestohej, mund të ekzekutohej në Serbi.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Ti plagosesh, merresh nga CIA. Humb kontaktet. Është djegur afati që kishe lënë me bashkëshorten. Ajo kontakton CIA. Në këtë moment CIA mohon ekzistencën e raportit me ty.

Blerim Skoro: Në mos gabofsha ishte dita e tretë kur ndodhi rasti. Isha në spital nën mbikëqyrje të shërbimit inteligjent. Kur isha në dhomë, kishte thirrur bashkëshortja dhe njëri nga agjentët kur erdhi nuk më tha. Makinën ma mori CIA, por pas një kohe doli se makina kishte pasur dy ‘tracking device’. Kisha pasur dy përgjime në makinë të instaluara. I zbulova kur vajta në Ambasadën e SHBA pas plagosjes time. Isha në Maqedoni. Kam pasur stërvitje difersante me CIA-n, midis Serbisë. Ne kemi bërë stërvitje edhe nëse është nevoja prapë me hyrë në luftë si ushtar i UÇK. Kam pasur stërvitje me CIA në mes të Serbisë. Edhe po të arrestohesha kur CIA nuk ishte afër, mund të arrestohesha dhe ekzekutohesha në moment. Nëse arrestohesha nga BiA e Serbisë, mund të ekzekutohesha./abcnews.al



Skip to toolbar