“Ulja e energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: E konsultuar gjerësisht me ekspertë të fushës

EKONOMI


Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike miratoi propozimin e qeverisë për çmimin e energjisë elektrike, i cili do të ulet në 8.5 lekë për kWh për të gjithë konsumatorët familjarë, që shpenzojnë më pak se 700 kWh në muaj.

Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për KWh pa TVSH.

E thënë ndryshe, çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek, kështu që me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë aktualisht.

Rama në konferencë u shpreh: “Sot do të ndajmë me publikuan një arritje, që është nga më domethënëse e qeverisjes sonë. Uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, Ky është një fakt, i cili na mbush patjetër me krenari,. po të marrim parasysh, se nga çhumnerë e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike në kohën e sotme është në kundër tendencës të pilotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm nuk janë ulur, por janë të kërcënuara me rritje të tjetra.  Kjo masë është një masë më shumë se sa e mirë menduar, e diskutuar në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe atë ndërkombëtare”, tha Rama.



Skip to toolbar