Gjergj Prendi është dorëhequr si prefekt i qarkut të Lezhës. Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.
Ndërkaq, në lidhje me dorëheqjen e Prendit, ka reaguar kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Kjo pas disa informacioneve të shpërndara në media, se Prendi ka pasur përplasje me të Ndreun, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lamë pas në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore.
Përmes një reagimi në Facebook, Ndreu u shpreh se këto janë sajime të ulëta që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
“Lajmi se Prefekti I Lezhes ka dhene doreheqjen nga “perplasja” me Kryetarin e Bashkise eshte nje sajim i ulet qe ska asnje lidhje me realitetin!
Bashkia nuk eshte propozuese e projektvendimit per faljen e detyrimeve, por propozim i nje keshilltari! Pra i eshte kthyer keshilltarit dhe keshillit jo Kryetarit!
Une kam shprehe habine se si i njejti projekt ka kaluar para 2 vitesh dhe sot jo! Kjo ka te beje me argumentimin me dy standarte te stafit juridik, i cili per aresye qe i dine ato kane kthyer projektvendimin!
Perpjekja per te sajuar nje histori perplasjesh eshle banale! Bashkia nuk eshte propozuese, por eshte ne te drejten e vet qe te kerkoje mosaplikimin e dy standarteve per te njejten gje nga disa zyrtare kushdoqofshin ato!
Ne kete rast Prefekti vete nuk ka qene ne perlasje aspak me ne!
Cdo lajm me “perplasje” eshte truk gazetaresk qe ne kerkim te audiences fantazojne te tilla histori”, shkruan Ndreu.