Protesta në Tropojë, por s`pengohet dorëzimi i kutive të votimit

AKTUALITET


Pas përfundimit të procesit të votimit, dhe nisjes së dorëzimit të kutive pranë KZAZ-ve, ku do të bëhet numërimi i votave, në Tropojë, disa militantë të PD-së, kanë protestuar para kësaj KZAZ-je.

Protestuesit kanë përdorur shprehjen “Rama Ik”, ndërkohë që protesta e tyre ka qenë paqësore dhe nuk ka penguar dorëzimin e kutive votimit pranë KZAZ-së.

Qendrat e Votimit u mbyllën në orën 19:00, ndërsa menjëherë pas tyre ka nisur dhe grumbullimi pranë qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë. Edhe në qytete të tjera ka pasur protesta sporadike, por që nuk kanë penguar procesin e dorëzimit të kutive të votimit pranë qendrave të vendnumërimit.

Ndonëse ende nuk ka dalë numri zyrtar i personave që kanë  votuar, njoftimet praprake tregojnë se votuesit që kanë shprehur vullnetin e tyre  këtë të diel, kanë qenë rreth 760 mijë.



Skip to toolbar