Policia e Krujës ka arrestuar 43-vjeçarin G.GJ, i cili 10 ditë më parë tentoi të vriste me thikë bashkëshorten e tij.
Policia thotë se “kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, A.Gj duke e qëlluar disa herë me thikë”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.