Guvernatori që po fiton zemrat e demokratëve duke u tallur me Trumpin përmes memeve

BOTA


Gavin Newsom, guvernatori i Kalifornisë, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në mesin e demokratëve amerikanë, falë një strategjie të pazakontë: ai po përdor rrjetet sociale për të sulmuar dhe tallur Donald Trump dhe rrethin e tij të afërt, në të njëjtën mënyrë siç Trump tallet me kundërshtarët e vet.

Sipas sondazheve të fundit, Newsom është kandidati më i pëlqyer për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 nga ana e demokratëve. Ai ka kaluar në krye me 25% të mbështetjes, duke lënë pas Pete Buttigieg dhe Kamala Harris, që kanë rënë në sondazhe. Në një shkrim të “La Repubblica thuhet se ky sukses i tij lidhet me mënyrën se si ai po e përballon Trump-in, me sarkazëm, ironi dhe memet që qarkullojnë në rrjete sociale.

Një nga memet më të përfolura ishte një foto e krijuar me inteligjencë artificiale, ku Newsom shfaqej si mbret në kopertinën e revistës “Vanity Fair”, në vend të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump. Në një rast ai shfaqet si gladiator përkrah Melanias, ndërsa në një tjetër meme, ajo që binte në “gracat” e Newsom ishte vajza e Trump-it, Ivanka, ndërsa presidenti vetë shfaqej në mënyrë qesharake: me kostum banje, i rrumbullakët dhe me lëkurë rozë



Skip to toolbar