Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

AKTUALITET


Këta janë dy të rinjtë nga Kosova, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në plazhin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Viktimat janë Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, përkatësisht të moshës 21 dhe 22 vjeç. Gazetari i Klan News, Martin Marku, raporton se të rinjtë së bashku me tre bashkëmoshatarë të tjerë u futën në det për t’u larë, por një rrymë e fortë detare i mori përpara.

Si pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë nxjerrë nga uji dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njëri prej viktimave, Leonit Aliu, ishte i njohur edhe në botën e futbollit, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit KF Fushë Kosova. Ndërsa Jetmir Binaku ishte nga Gllobari i Drenasit në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë në bregdetin e Shëngjinit, në një moment kur pesë shokët ishin futur për t’u larë në det, pa parashikuar kushtet e vështira detare që rezultuan fatale.



Skip to toolbar