Ministrja për Evropën dhe Punët Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e ftuar në “Real Story”, u shpreh se Procesi i Berlinit nisi në një moment jo të mirë për procesin e integrimit, ndërsa shtoi se rezultate tij janë konkrete.
Sipas saj, Procesi i Berlinit është nyje zhvillimore për të gjithë vendet e rajonit, por dhe për rrugëtimin drejt BE.
“Procesi i Berlinit nis në një moment jo të mirë për procesin e integrimit dhe u perceptua si një lloj serumi për vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u afruar më shumë, për integrimin rajonal dhe për t’u dhënë atyre një perspektivë të qatë Të integrimit, procesi i Berlinit ka dhënë rezultate e veta dhe po je. Jo më larg se 10 tetori, ne do jemi me Ministrat e Jashtëm në Irlandë të procesit të Berlinit.
Është një proces i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal ku kem mund të flasim me homologët dhe mbi të gjitha të jetësojnë disa projekte të këtij procesi për afrimin rajonal.Të gjithë aspirojmë të jemi në BE, ku njerëzit, kapitali, studentët, mallrat, do lëvizin më lirë, por kur në rajonin tonë kemi pengesa të infrastrukturës dhe lidhjes mes vendeve të rajonit. Të gjitha këto e bëjnë procesin e Berlinit të pazëvendësueshme”, tha ajo.
