Një anije është mbytur duke shënuar 82 viktima, që i mbante në bordin e saj. Tragjedia e rëndë ka ndodhur në brigjet e Tunizisë, nga ku varka me emigrant ishte nisur drejt Italisë.
Varka është gjetur nga peshkatarët tunizianë, të cilët arritën të shpëtonin një emigrant gjallë. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në spital.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Tunizi, tha se numri i të mbyturve pritet të jetë edhe më i madh. Kjo tragjedi pason atë të muajit Maj, ku një varkë me 65 emigrantë u mbyt sapo u nis nga Libia drejt Europës.