Anija shqiptare shpëton 5 emigrantë iranian në Egje

AKTUALITET


Anija “Oriku” e Forcës Detare Shqiptare ka shpëtuar 5 jetët e para në deti Egje, mision të cilin e ka nisur më 12 korrik. “Oriku” është pjesë e misionit të NATO-s me qëllim për të shpëtuar jetët e emigrantëve që mbesin në det të hapur. 5 të shpëtuarit e parë janë të shtetësisë iraniane, 2 gra dhe 3 burra. 5 emigrantët iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.  

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka,  e cila përshëndeti me krenari misionin e tyre të parë të shpëtimit të jetëve. “Oriku” ka në ekuipazhin e saj 21 pjesëtarë të kontingjentit të XIII shqiptar në misionin “Sea Guardian”.





Skip to toolbar