Hetimet për 21 janarin/ Lulzim Basha në SPAK, pyetet si person që ka dijeni

AKTUALITET


Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e të enjtes në Prokuorinë e Posaçme SPAK.

Mësohet se Lulzim Basha është thirrur nga Prokurori i Posaçëm Alfred Shehu.

Sipas të dhënave paraprake, Lulzim Basha, është thirrur si deklarues lidhur me hetimin që po kryehet nga SPAK, për vrasjen e 4 prostesueve, ngjarje kjo e ndodhur më 21 Janar 2011.

Në atë kohë Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm. Basha është paraqitur I vetëm pranë SPAK pa praninë e avokatit.



Skip to toolbar