Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e të enjtes në Prokuorinë e Posaçme SPAK.
Mësohet se Lulzim Basha është thirrur nga Prokurori i Posaçëm Alfred Shehu.
Sipas të dhënave paraprake, Lulzim Basha, është thirrur si deklarues lidhur me hetimin që po kryehet nga SPAK, për vrasjen e 4 prostesueve, ngjarje kjo e ndodhur më 21 Janar 2011.
Në atë kohë Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm. Basha është paraqitur I vetëm pranë SPAK pa praninë e avokatit.


