TIRANË– Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për ankimin e Erion Veliajt, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nga paraburgimi i Durrësit ku mbahet prej muajt shkurt, Veliaj u shoqërua me masa të rrepta sigurie drejt Tiranës me urdhër të Drejtorisë së Burgjeve, pas kërkesës së gjykatës për t’i mundësuar pjesëmarrjen.
“Kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do të trajtohet si pjesë e themelit të çështjes” njoftoi gjykatësja Holta Zaçaj, në rinisje të seancës
Pasi u tërhoq për vendim, Gjykata Kushtetuese, vendosi të rrëzojë kërkesën e Presidentit, që kjo gjykatë të shpallë moskompetencë për dekretin e Presidentit, për zgjedhjet e pjesshme vendore
“Kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do të trajtohet si pjesë e themelit të çështjes” njoftoi gjykatësja Holta Zaçaj, në rinisje të seancës.
Palët parashtrojnë kërkesat
Përfaqësuesit e Presidencës, u shprehën se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të shqyrtojë dekretin për zgjedhjet e Tiranës, ndaj në këto rrethana ata kërkuan që Kushtetuesja duhet të shpallë moskompetencë.
“Të deklaroni në fillim të seancë moskopetencën, sepse nuk mund të shqyrtoni një akt administrativ siç është ky dekret. Zgjedhjet në Tiranë u penguan dhe tashmë duhet të rikthehet kushtetutshmëria dhe të shpallet moskompetenca për shqyrtimin e dekretit nr 350, datë 01.10.2025. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim si hap që duhet t’i paraprijë shqyrtimit të çështjes në themel.”, thanë përfaqësuesit e presidentit.
Avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut Veliaj u shprehën se Gjykata Kushtetuese është organi kompetent si për shkarkimin nga detyra ashtu dhe për dekretin e Presidentit.
“Ne mendojmë që Gjykata Kushtetuese është kompetente. Për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e Presidentit. Procesi për ne është i ndarë në dy faza, e para është faza e propozimit dhe vendimmarrjes dhe faza tjetër është faza e garancisë Kushtetuese”, tha mbrojtja e Veliajt.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendimin, në lidhje me kërkesat e palëve në proces.
Shkarkimi i Erion Veliajt dhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet e Tiranës
Vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt u mor më 25 shtator nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke u mbështetur në nenin 62, pika “c” të ligjit për vetëqeverisjen vendore, me argumentin se ai kishte munguar në detyrë për më shumë se tre muaj.
Pas këtij zhvillimi, Presidenti Bajram Begaj dekretoi më 1 tetor zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, por edhe ky dekret u kundërshtua nga Veliaj në Kushtetuese. Me një vendim të ndërmjetëm, gjykata pezulloi zbatimin e dekretit derisa të shqyrtohet përfundimisht ligjshmëria e shkarkimit.
Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për fatin politik të Erion Veliajt dhe për ecurinë e drejtimit të kryeqytetit.
