Mbrëmje e vështirë për doktorin. Thirrja e ish-ministrit të tij të brendshëm dhe pasardhësit të tij plangprishes në krye të PD, në SPAK për 21 janarin, ia prishi rehatinë dhe u ngrit nga kolltuku për tu rikthyer në parlament.
Fjalën e mori për raportin e Avokatit të Popullit, por sakrificën nuk po e bënte për të përshëndetur ish-avokaten dhe ish-drejtorin e tij të policisë kohen e vdekjes se Kosta Trebickës.
“Natyrisht në këtë dramë të madhe, Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin bir Selman i nënës, cilin të qaj më parë. “
Por shpejt u kuptua se zgjimi i doktorit pasdite, ishte per nje gje tjeter. Kishte shkuar për të zënë foltoren e sulmuar me urgjëncë e tone të larta SPAK.
“E dini ju çbëhet apo jo. A e dini ju si këta zyrtarë dërgojnë emisarët e tyre të zinj dh blejnë, heqin dokumente nga dosjet në SKAP, për ti bërë dosjet sterile. Kjo është arsyeja pse vonohen. Po pse? Se bëjnë Pazare, se bëjnë pazare, shesin dokumenta, se bëjnë pazar të turpshëm, të dokumentuar. Këtë pseudoreformë korruptive, Batërdi që përdoret sot nga Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij. “
Por te 21 janari, vetëm Rama duket se nuk ka gisht, ndryshe procesi nuk do ishte vonuar 15 vjet.
Atëhere kur doktori u duk se kishte fituar rehatinë, tytën para drejtuar spak dhe paktet politike me mazhorancën pas, goditja i erdhi andej nga nuk e priste. Nga dy personazhe që në parlament i harroi, sepse mendonte se i kishte zhdukur, Lulzim Bashën nga skena politike e Altin Dumanin nga drejtësia.
Por ai e kishte një paralajmërim të fundit, veç drejtësisë, flet edhe plumbi.
“Drejtësia 16 vite në pritje është drejtësi që mungon. E pamë në sallën ku u vra gjyqtari, që kurrë nuk pranohet” dhe e thene nga kryeministri I 21 janarit, kur vjen te plumbat, ate duhet ta marrim jo me shaka.


