Argjentina ka shpëtuar nderin në Copa America, duke fituar kundër Chilit për vendin e tretë, me ndeshjen që u mbyll 2-1 për skuadrën e Leo Messit, pavarësisht se kapiteni nuk arriti të shijonte “suksesin” për vendin e tretë.
Ndeshja për vendin e tretë në Copa America, mes Argjentinës dhe Chilit ka prodhuar spektakkël dhe tension gjatë pjesës së parë. Argjentina, si për të shfryr për humbjen ndaj Brazilit në gjysmëfinale, ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë.
Aguero në 12` shënoi golin e avantazhit, i asistuar nga Leo Messi, ndërsa Dybala 14 minuta më vonë dyfishoi rezultatin për skuadrën e tij. Por momentin më dramatik i ndeshjes ishte në minutën e 37`.
Leo Messi dhe kundërshtari i tij Medel përplasen me njëri-tjetrin. Ka qenë ish-futbollisti i Interit, ai që ka nisur i pari zënkën, pasi ka provokuar kapitenin e Argjentinës. Leo Messin nuk e kanë mbajtur nervat dhe në atë moment e ka gjuajtur me kokë, ndërsa Medel ka reaguar duke e sharë dhe kërcënuar.
Arbitri i ndeshjes më pas i ka ndëshkuar të dy futbollistët më kartonë të kuq, duke i nxjerr jashtë nga fusha e lojës. Ndërkohë, gjatë pjesës së Arturo Vidal ka shënuar golin që ngushtoi shifrat në 2-1 për Chilin në minutën e 59`, pas gjuajtjes së një penalltie.
Por kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, e patën të vështirë të shkonin më tej, megjithëse kanë dominuar lojën në kontrollin e topit. Të dielën do të luhet finalja e madhe e Copa America, ku Brazili dhe Peruja do të synojnë trofeun më të rëndësishëm për kombëtare në kontinentin e Amerikës Latine.