Argjentina dështon përsëri, Messi(a) i mallkuar nga numri që mban!

SPORT


Brazili është finalisti i parë i Copa America pasi mëngjesin e të mërkurës (me orën tonë lokale) Selecao mposhti Argjentinën në gjysmëfinale. E njohur ndryshe si Klasikja e Amerikës, përballja mes Brazilit dhe Argjentinës ishte një finale e parakohshme për shkak të pritshmërive të larta që kishte kjo ndeshje. Autorët e suksesit të Brazilit ishin Gabriel Jesus në pjesën e parë, që shënoi pasi u asistua nga Firmino, ndërsa sulmuesi i Liverpool do të shënonte në pjesën e dytë i asistuar nga Jesus. Një ndeshje emocionuese për tifozët brazilian, por jo për ata të Argjentinës, që shohin dështimin e radhës të skuadrës së tyre nën udhëheqjen e yllit të Barcelonës, Lionel Messi. U mundua shumë, vrapoi në fushë dhe tentoi portën, por nuk ishte e shkruar as këtë herë që Messi dhe Argjentina të thyenin mallkimin, që duket se i përndjek bashkërisht prej 2006 kur “Pleshti” debutoi me skuadrën e tij. Në fakt, me dështimin e radhës në Copa America për Leo Messin shënohet zhgënjimi i nëntë me ekipin kombëtar të Argjentinës. Praktikisht ky ishte dështimi i pestë në Copa America për Leo Messin, ndërsa katër disfatat e tjera me kombëtaren i ka në Kupën e Botës.

Dështimet në FIFA World Cup:


-Gjermani 2006: Messi luajti pak minuta në përzgjedhjen e drejtuar nga Néstor Pekerman. Eliminohet nga Gjermania.
-Afrika e Jugut 2010: me Maradonën në bankinë, Leo ishte kapiten, por nuk shënoii një gol të vetëm. Përsëri Gjermania i prishi ëndrrën.
-Brazil 2014: Gjermania, për herë të tretë në rresht, shkatërroi përsëri ambiciet e Messit, pasi “Pancerat” fituan finalen e madhe.
-Rusi 2018: Argjentina e udhëhequr nga Sampaoli kurrë nuk gjeti rrugën e suksesit dhe u largua pas disfatës 4-2 nga Franca në raudin e 16-ve.

Dështimet në Copa America:

-Copa América 2007: Argjentina arriti në finale, por u mund 3-0 nga Brazilit. Leo luajti një turne të madh në Peru.
-Copa América 2011: Argjentina ishte mirë, por Messi kurrë nuk ndihej rehat pasi kritikohej shumë. U eleminua nga Uruguai.
-Copa América 2015: Një tjetër finale e humbur për Leo Messin. Këtë herë ishte kundër Kilit, në atë vend.
-Copa América Centenario 2016: Shtetet e Bashkuara organizuan një turne. Ishte Kili përsëri që mori kupën ndërsa Messi u largua i turpëruar.
-Copa América 2019: Brazili mundi Argjentinën 2-0 dhe e largoi atë nga turneu në gjysmëfinale. Kjo mund të ishte ndeshja e duhur e 10 së Barcelonës, pasi shkoi shumë pranë shënimit. Por mallkimi e ndjek, Messi do të ketë dhe një shans me Argjentinën në botërorin e Katarit! Do të jetë përfaqësimi i dhjetë në kompeticione ndërkombëtare për 10 e Argjentinës! A do të jetë e dhjeta e vërteta?!




Skip to toolbar