Dosja e Irena Gjokës/ Prokuroria e Përgjithshme kryen verifikime, e dërgon në KLGJ, por s’sqaron

AKTUALITET


Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet që ajo ka bërë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Ndonëse nuk ka bërë publik asnjë dokument, mësohet se nga hetimet, Prokuoria e Përgjithshme ka administuar një vendim autentik të autoriteteve greke për dënimin e Irena Gjokës, më 7 korrik 2005 nga Gjykata e Janinës.

Në këtë dokument thuhet se Irena Gjoka, është dënuar për shkak, të tjetërsimit të një vize greke duke i zgjatur vlefshmërinë. Ky incident është shënuar më 24 dhjetor 2002 në pikën kufitare të Kakavijës. Prokuroria e Përgjithshme, këto gjetje i ka përcjellë, në Këshillin e Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve.

Prokuroria tha se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Verifikimet nga Prokuoria e Përgjithshme u bënë mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08 Maj, 2024. Tashmë, KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e Prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Ndryshe nga sa thotë Prokuroria e Përgjithshme, që sipas tyre kanë kryer verifikim, brenda dhe jashtë vendit, gjyqtarja e Posacme, Irene Gjoka, ka mohuar të jetë dënuar ndonjëherë në formularin e dekriminalizmit të vitit 2016.

Në të njëjtën kohë, për këtë cëshjte, SPAK po zhvillon hetime në një procedim penal pa emër.

Irena Gjoka, rrezikon shkarkimin nga detyra por edhe marrjen te pandehur. Sipas Nenit, Neni 190, Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.



Skip to toolbar