Një 59-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga autoritetet portuale të Durrësit, pasi tentoi të kalonte kontrabandë jashtë vendit dhjetëra steka me cigare elektronike. Policia njofton se ai i kishte fshehur ato në automjetin që drejtonte.
Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.
Njoftimi i PKK Port, Durrës
Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi:
Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme
