Sali Berisha mund Taulant Ballën. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pushojë padinë për fyerje e shpifje e kreut të grupit parlamentar socialist kundrejt kryetarit të PD.
Bëhet fjalë për një padi të depozituar në datën 16 prill të këtij viti.
Balla paditi Berishën për një postim në rrjetet sociale të kryetarit të PD, që pretendonte se Taulant Ballan ë bashkëpunim drejtorin e burgut kanë liruar nga qelia Mario Çelën, vëllain e Suel Cellës.
Por, trupa gjykuese në Gjykatë me kryesyes Besmir Strokën, vendosën ti japin të drejtë Sali Berishës për akuzën ndaj Taulant Ballës.


