Atentati në Sarandë/ RENEA në Kamëz, kontrolle në banesën e Ervis Lamit

AKTUALITET


Në vijim të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Sarandë, janë kryer tre kontrolle banesash në zonën e Kamzës.

Kontrollet janë zhvilluar nga efektivët e DVP Tiranë, në bashkëpunim me forcat RENEA. Një prej banesave të kontrolluara është ajo e Ervis Lamit.

Burimet thanë për ABC News se kontrollet janë kryer në kuadër të hetimeve për të zbardhur rrethanat dhe lidhjet e mundshme të personave të përfshirë në ngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, viktima rezulton të ketë qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2025, ku dyshohet se kanë qenë të përfshirë edhe persona të lidhur me Ervis Lamin.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.



Skip to toolbar