Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë që sipas tij Vjosa Osmani është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që hetuesit të kërkonin prova në intitucionin e Presidencës, lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK.
I pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, Rama tha:
“Nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurororët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit, sepse me demek edhe aty do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit, që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet që deri në zyrën e Presidentes gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcnimi ndaj Presidentes ka zgjatur për dy vjet, për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”.
Lidhur me Gjykatën Speciale, Rama tha se nuk bëhet fjalë vetëm idiotë, por për instrumenta të një gjykate që është edhe më politike se sa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën.
