Parlamenti Evropian ka vlerësuar hapat pozitivë të shënuar nga Shqipëria, në rrugëtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo është cituar në draft-raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, i publikuar këtë të enjte, ku përmendet hapja e të gjithë grupkaputujve të negociatave brenda një kohe të shkurtër.
“Përshëndet angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë ndaj integrimit evropian, të bazuar në konsensusin e të gjitha forcave politike dhe mbështetjen dërrmuese të qytetarëve, si dhe vlerëson faktin që Shqipëria hapi të gjitha grup-kapitujt e negociatave brenda vetëm 13 muajve”
Parlamenti në vijim shpreh mbështejten për mbylljen e kapitujve brenda 2027, sic ka shprehur ambicien qeveria.
“Përshëndet ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe progresin e shpejtë të arritur vitet e fundit; thekson nevojën për të garantuar zbatimin e plotë dhe të thelluar të legjislacionit”
Në draft-raport përmendet dhe reforma në drejtësi. Për herë të pare europarlamentarët shprehin vlerësim kritik ndaj funksionimit te gjyqesorit, qe perfshin vleresime pozitive por dhe kerkon permiresim në funksionim, qe ka krijuar stoqe te reja dosjesh dhe rritje te skepticizmit te publikut mdaj gjyqesorit qe dukshem eshte ne fokus te BE.
“Mirëpret vijimin e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit (vetting) të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit brenda sistemit gjyqësor; vëren, megjithatë, sfida të vazhdueshme që lidhen me eficiencën gjyqësore, stokun e çështjeve të prapambetura, konsistencën e praktikës gjyqësore dhe përpjekjet për ushtrim ndikimi të padrejtë”.
Duke u ndalur tek akuzat dhe hetimet për korrupsion, Parlamenti Europian kërkon që ato të jenë të thella dhe të plota. Kërcënimet ndaj gazetarëve përmenden po ashtu në raport, me kërkersën për ta patur hetime për raste të tilla.
“Bën thirrje për përpjekje të mëtejshme në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik, përfshirë rritjen e transparencës mbi konfliktet e mundshme të interesit të pronarëve të mediave, garantimin e mbrojtjes ndaj presionit politik dhe ekonomik mbi gazetarët, si dhe hetimin efektiv të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj profesionistëve të medias”
PE-ja ndëkrohë përgëzon Shqipërinë për përafrimin e vazhdueshëm dhe të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë zbatimin e masave kufizuese, angazhimin e saj të vazhdueshëm në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe rolin konstruktiv në promovimin e stabilitetit rajonal.
