Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të dy të rinjve J.M dhe M.D, të akuzuar për një skemë mashtrimi me “Call Center”, ku u vodhën rreth 15 milionë euro qytetarëve europianë.

Në një njoftim, SPAK thekson se janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta, ku si rezultat i hetimeve të kryera, “pasuritë e sekuestruara rezultuan të pajustifikuara nga burime të ligjshme, për të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale”.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:
-Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;
-Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;

-Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;

-Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;

-Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;

-Automjete të markave BMW dhe Audi;

-Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;

-Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

-Totali i të gjithë vlerës së pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi për shtetasit J.M. dhe M.D. si dhe personat e lidhur me ta është: 1,976, 870(një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) euro dhe 9,330,062(nëntë milionë e treqind e tridhjetë mijë e gjashtëdhjetë e dy) lekë.



Skip to toolbar