Serbia, në zgjedhje të parakohshme parlamentare. 18 lista në garë, edhe shqiptarët e Luginës me koalicion të përbashkët

Më të fundit


Qytetarët e Serbisë votojnë sot për të zgjedhur Asamblene e re Kombëtare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

6,451,292 votues kanë të drejtë vote, ndërsa në fletën e votimit janë rreshtuar 18 lista zgjedhore me 2,418 kandidatë .

Zgjedhjet po mbahen në 8,392 qendra votimi, të cilat janë hapur në orën 7 të mëngjesit, për tu mbyllur në orën 20.00.

Dita nisi me rardhë të gjata qytetarësh në qëndrat e votimit.

Qytetarët votojnë në qendrën e votimit ku janë regjistruar në listën e votuesve, me një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme.

Votuesit serb nga Kosova e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 60 vendvotime në komunat Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin, ndërsa për serbët jashtë vendit janë hapur 93 qëndra votimi në 37 shtete.

Gjithësej janë regjsitruar 102 147 shtetas për të hedhur votën e tyre.

Dy rivalët kryesor janë Aleksandër Vuçiç që garon për postin e kryeministrit nën siglën e partisë së tij përparimtare serbe dhe Lista Studentore, e mbushur më kandidatë studentë, profesorë dhe intelektual.

Lista Studentore është një parti e formuar pas protestave 2 vjecare në vend, si revoltë pas tragjedisë së 1 nentorit 2024 në Novi Sad ku humbën jetën 16 persona, më pas ajo u shndërrua në nëj subjekt që kërkon rrëzimin e Vuçiç nga pushteti dhe luftën ndaj korrupsionit në vend.

Për herë të parë, edhe 8 partitë shqiptare të Luginës (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) garojnë në një listë të përbashkët me emrin Koalicioni Shqiptarë dhe më numrin 17 në fletëvotim, me synimin për të marrë më shumë vende në parlamentin serb dhe një zë më të fuqishëm për respektimin e të drejtave të shqiptarëve dhe luftën politike për asimilimin e tyre.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë

Pas orës 20 fillon edhe numërimi i votave dhe procesi i përpilimit të rezultatit.

Këto janë zgjedhjet e 15-ta parlamentare që viti 1990.



Skip to toolbar