Deputeti demokrat Lefter Maliqi ka bërë thirrje për revoltë popullore për të rrëzuar qeverinë e kapur nga krimi dhe bandat. Në seancë plenare në Kuvend ku diskutohet për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, Maliqi e quajti këtë seancë si një gjyq politik të një personi që i solli në pushtet socialistët në 2013. Madje fjalimin e kryeministrit Rama, Maliqi i cilësoi si fjalimin e një diktatori.
“Sot kryeministri foli si diktator dhe i beri gjyqin politik të një njeriu që i solli në pushtet socialistët në 2013. I bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në revoltë popullore deri në rrëzimin e kësaj qeverie të kapur nga krimi dhe bandat. Është turp për ne kush na drejton.” – tha Maliqi
Lefter Maliqi tradhtoi PD dhe erdhi nga listat e saj si deputeti i ri opozitës, duke hedhur poshtë qëndrimin e partisë së tij. Më pas u shfaq duke përkrahur protestat e opozitës dhe duke marrë pjesë edhe në protestën e 21 qershorit. Sot (8 korrik) ndodhet në Kuvend në seancën ku diskutohet për shkarkimin e Metës. A do i bashkohet ai protestës së 8 korrikut te opozitës? Edhe nëse po, a e beson me njeri?