Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pushojë akuzat ndaj gjashtë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Këta të fundit ishin akuzuar për shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike. Sipas vendimit të datës 12 mars 2026, akuzat ndaj të pandehurve, A.T., M. Sh. dhe N.Dh.M., u pushuan për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Gjykata ka njoftuar se gjithashtu janë pushuar akuzat edhe për të pandehurit A.F.H., E. I. Z. dhe A.R. P.. Vendimi është marrë pas zhvillimit të një gjykimi të shkurtuar, duke zbatuar rregullat e procedurës për këtë lloj gjykimi.
Njoftimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve A.T, M. Sh., N.M., A.H., E.Z., A..P”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026 vendosi: 1. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit A. S. T, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

2. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës M.T. Sh, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

3. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit N.Dh. M., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

4. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit A. F. H., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

5. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit E. I. Z., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

6. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit A. R. P., për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

7. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. 8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 13.03.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion mbylli hetimet më 19 qershor 2025 për gjashtë ish-zyrtarët, të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera

Siç njoftonte SPAK, të pandehurit kanë kryer një sërë shkeljesh për disa procedura tenderimi të ARRSH-së. Këto të fundit, janë zhvilluar në një periudhë kohore 3-vjeçare. (2019-2021).



Skip to toolbar