SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshin , për shkak të parashkrimit të veprës penale.
Megjithatë ish-kryebashkiaku nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK edhe për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre. Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në datë 28 prill.
Roshi fillimisht u hetua nga SPAK për shkelje te barazisë në tendera ndërsa më pas iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjale për një dosje të vjetër pas një auditi te KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, ccështje e cila kishte shkuar për pushim në gjykatën e Durrësit, por kjo e fundit shpalli moskompetencën.
