Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

BOTA


Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një shkollë të mesme në qytetin turk Kahramanmaras. Tre nga viktimat janë nxënës, ndërsa viktima e katërt është mësues.

Guvernatori i Kahramanmaras, Mukerem Ünlüer bëri me dije se autori i sulmit ka qenë një nxënës i klasës së tetë, i cili pas sulmit ka kryer vetëvrasje. Dyshohet se autori ka marrë armën e babait, një ish-oficer policie.

Nxënësi i armatosur ka hyrë në shkollë dhe ka hapur menjëhereë zjarr, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas ka shtënë ndaj nxënësve dhe mësuesve. Menjëherë pas të shtënave, u bë një telefonatë në linjën e emergjencës 112 të Kahramanmaraş.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Akin Gurlek,bëri me dije se kanë nisur hetimet mbi ngjarjen tragjike.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nisi menjëherë një hetim. Janë emëruar tre zëvendësprokurorë dhe katër prokurorë të përgjithshëm”, tha ai.

Ky është sulmi i dytë i armatosur ndaj një shkolle në 24 orët e fundit në Turqi, pas një sulmi ndaj një shkolle të mesme në provincën juglindore të Sanliurfas të martën, më 14 prill, ku u plagosën 18 persona.

E gjitha filloi kur një ish-nxënës hyri në institucionin arsimor dhe filloi të qëllonte pa dallim, duke plagosur të paktën 18 persona. Sipas autoriteteve, personi i armatosur ishte një ish-nxënës i shkollës turke dhe kreu vetëvrasje.

Shumica e të lënduarve janë nxënës, ndërsa shkolla është evakuuar. Në vendngjarje u dërguan forca të shumta policie, ekipe xhandarmërie dhe njësi të forcave speciale.



Skip to toolbar