Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale lidhur me një deklaratë të kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, për marrjen e shtetësisë shqiptare.
Në mesazhin e tij, Rama e përshkruan si një zhvillim të papritur, duke theksuar se pak kush do ta kishte imagjinuar që një figurë e tillë ndërkombëtare do të shprehte dëshirën për të marrë pasaportën shqiptare.
Sipas tij, kjo kërkesë lidhet me marrëdhënien e afërt që Adams ka ndërtuar me komunitetin shqiptar në SHBA dhe me përshtypjet pozitive nga vizita e tij në Tirana Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Adams është shprehur i mahnitur nga transformimi i qytetit, duke e cilësuar Tiranën si një “Nju Jork të vogël”
