Kreu i SPAK takime në SHBA, ja nga kush shoqërohet

AKTUALITET


Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodjan Braho ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore. Braho shoqërohet nga drejtuesi i seksionit për krimin e organizuar Vladimir Mara dhe nga Dorina Bejko, e cila udhëheq seksionin e korrupsionit.  

Tre prokurorët janë ftuar për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë, teksa në fokus të bisedimeve pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për Prokurorinë e Posaçme.

Prioritet për amerikanët vijon të jetë lufta ndaj narkotrafikut dhe karteleve të dorgës, shqetësim i cili është ngritur më herët edhe në takimet që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nancy Vanhorn ka zhvilluar në SPAK me drejtuesin aktual Klodjan Braho, si dhe me ish shefin e kësaj strukture Altin Dumani.

Nga Prokroria e Posaçme ende nuk është përcjellë komunikatë zyrtare, sakaq nuk ka detaje më të hollësishme për bisedimet që janë zhvilluar përgjatë kësaj të marte me drejtuesit e nivelit të lartë.



Skip to toolbar