Rama ndan pamjet nga Samiti në Armeni: Shqipëria u dëgjua me respekt!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale këtë mëngjes, një video nga punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, i zhvilluar në Armeni.

Ai ka publikuar pamje nga takimet dhe momentet kryesore të samitit, duke vënë në dukje praninë dhe angazhimin e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm politik. Sipas tij në këtë takim të nivelit të lartë, Shqipëria është dëgjuar me vëmendje dhe respekt, si pjesë e diskutimeve mbi sfidat e përbashkëta dhe të ardhmen e Europës.

Samiti i këtij viti u zhvillua nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë” dhe u bashkëdrejtua nga presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan.

Në total janë ftuar 48 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Shqipërinë, Kosovën dhe shtete të tjera të rajonit.

Kryeministri Rama ishte një nga folësit në tryezën e bashkëkryesuar me Kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo, me temë “Forcimi i lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike në kontekstin e tranzicionit të gjelbër”. Në këtë sesion u diskutuan masa konkrete për rritjen e lidhshmërisë në sektorët e energjisë dhe atij dighital, si dhe për sigurimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit, duke reduktuar varësitë në kuadër të tranzicionit energjetik



Skip to toolbar