Nderim për Servet Pëllumbin/ Deputetët nderojnë me një minutë heshtje ish-kryetarin e Kuvendit

AKTUALITET


Nderim për Servet Pëllumbin, deputetët nderojnë me një minutë heshtje ish-kryetarin e Kuvendit.

Servet Pëllumbi pati një karrierë të gjatë e të rëndësishme në politikë,. Ai do të mbetet gjithmonë “Profesori” i Partisë Socialiste. Ashtu e njohin të vjetrit, ashtu e dinë dhe të rinjt.  

Por gjurmwt e tij nuk janw vetwm nw politikw. Ai ka qenë pedagog për dekada në Universitetin e Tiranës, ku ka ndikuar në formimin e brezave të studentëve në shkencat sociale dhe filozofi.

Servet Pëllumbi është një nga figurat historike të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese.

Në politik Servet Pëllumbi është pozicionuar si zë modern brenda së majtës shqiptare.

Ai është i shquar  për qëndrimet e tij analitike dhe përpjekjet për të ndërtuar dialog politik.

Karrierën politike Servet Pëllumbi e nisi që i ri. Ai u zgjodh anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës ndersa vijoi per 3 vite si pedagog ne universitetin e tiranes.

Ai ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputet për disa mandate, duke qenë aktiv në periudhën e tranzicionit demokratik pas viteve ’90.

Ndryshimi i sistemit, pozicionoi Servet Pellumbin ne Partine Socialiste, jo thjesht rishtazi si nenkryetar i PS, por si ideolog dhe reformator i kesaj partie prej themelimit, bashke me Dritero Agollin dhe intelektualet te cilet krijuan PS.

Ne vitet me te veshtira te kesaj partie,  Servet Pëllumbi ka udhëhequr fushatën e socialistëve, për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën dhe më pas fushatën për lirimin e Fatos Nanos nga burgu.

Ai udhehoqi protesten kunder vjedhjes se votes ne 28 maj 1996. Nga kjo kohë është fikusar fotoja me fytyrën e tij të përgjakur nga dhuna e SHIK-ut.

Për 3 vjet, nga viti 2002 pasoi Namik Doklen si kryetar i Kuvendit te Shqiperise, post te cilin e mbajti deri ne vitin 2005.

Përveç politikës, ai është autor i disa librave dhe studimeve në fushën e filozofisë dhe politikës, duke kontribuar në debatin publik mbi demokracinë, shtetin e së drejtës dhe zhvillimet shoqërore në Shqipëri.

Gjate jetes se tij ai u nderua me titujt me te larte, si ai nga ish-Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.



Skip to toolbar