Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala thotë se objektivat e Rusisë, lidhur me luftën në Ukrainë, nuk janë realizuar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Shala u shpreh se Rusia po përpiqet të mbajë ato territore që ka pushtuar.
Shala shtoi se Putin po i drejtohet Europës për përfundimin e luftës dhe jo SHBA.
“E para, regjimi nuk është përmbysur, tashmë fakti që do ulem me Zelensky, ka bërë lëshime, nuk ka rrugë tjetër. Rasti i NATO-s, dobësimi, NATO është sot më e fortë. U fut Finlanda, u fut Suedia. I japin vlerë NATO-s. Po t’i shohësh, asnjë nga objektivat kryesorë nuk është realizuar. Ka marrë një pjesë të territorit, do të kënaqet me këtë që ka. Është i detyruar, fakti që po i drejtohet Europës, jo Amerikës, po jep pëlqyeshmëri, edhe ndërmjetësin e rekomandoi. Putin ka ndryshuar. Për herë të parë pas vitit 2024, Ukraina ka marrë disa territore. Duke dashur të fusë në lojë Europën, kërkon të bëjë një rivalitet Europë-SHBA. Të shohim se si do të reagojë SHBA”, theksoi ai.
