Ish ambasadori Roland Bimo thotë se lufta në Ukrainë nuk është drejt fundit dhe se gjërat nuk kanë shkuar siç ka dashur presidenti rus, Vladimir Putin.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bimo u shpreh se Rusia ende s’i ka zgjidhur problemet e sigurisë, ndaj lufta do të vazhdojë.
“Lufta nuk ka shkuar ashtu siç ka dashur presidenti i Federatës Ruse. Nuk u besoj mediave perëndimore, ne konsumojmë në Shqipëri propagandë perëndimore. Kur themi që Putin është në vështirësi, është mënyrë perëndimore e të shikuarit problemet. Jemi në një situatë ku mendohet se Rusia është në situatë të vështirë. Përse nisi lufta? Lufta nisi jo thjesht se Putini është agresor, por pati qëndrim nga Europa dhe SHBA për zgjerimin e NATO-s. Rusia nuk i ka zgjidhur problemet e sigurisë së vet. Rusët mendojnë ende se rreziku për sigurinë e tyre nuk ka kaluar dhe do e vazhdojnë luftën. Edhe sikur të mbeten pa bukë, ata do të vazhdojnë. Lufta nuk është drejt fundit, për sa kohë vazhdon mbështetja e Perëndimit ndaj Ukrainës, sipas konceptit rus”, theksoi ai.
