Siguria rajonale në vend/ mNufi: Masa të shtuara për emergjencat. Organizimi i FA në përputhje me e NATO

AKTUALITET


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi në një konferencë për mediat se Shqipëria mbetet e angazhuar plotësisht si shtet anëtar i NATO-s, duke kontribuar në sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Ai theksoi se Forcat e Armatosura po kalojnë një proces të vazhdueshëm modernizimi, ndërsa vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe zhvillimit të industrisë ushtarake në vend.

“Shqipëria, e angazhuar plotësisht si shtet aleat në NATO me përgjegjësitë e saj drejt sigurisë rajonale e më gjerë, si dhe e përkushtuar në modernizimin e vazhdueshëm të Forcave tona të Armatosura, zhvillojmë më tej industrinë ushtarake dhe bëhemi gati me masa të qarta në përballimin e emergjencave civile përgjatë sezonit veror”, u shpreh ministri Nufi.
Sipas tij, prioritet mbetet edhe përgatitja për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit veror, me masa të qarta dhe koordinim institucional.



Skip to toolbar