Tërmeti i fortë godet Kinën, humbin jetën 2 persona, 1 i zhdukur

BOTA


Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm (18 maj) qytetin Liuzhou, në rajonin autonom Guangxi Zhuang në jug të Kinës, duke shkaktuar viktima dhe dëme në zonë.

Sipas autoriteteve lokale të emergjencave, dy persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur pas lëkundjeve sizmike që goditën distriktin Liunan.

Viktimat janë identifikuar si një çift bashkëshortësh, të moshës 63 dhe 53 vjeç.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në terren për gjetjen e personit të zhdukur, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Deri më tani nuk ka raportime për lëkundje të tjera të forta pas tërmetit kryesor.



Skip to toolbar