Grabitet një argjendari në Kamëz, autorët marrin bizhuteri dhe arratisen

AKTUALITET


Një grabitje me armë është regjistruar në një argjendari në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.



Skip to toolbar