Ervin Salianji kundërshton vendimin e Partisë Demokratike, që e përjashtoi nga zgjedhjet për kreun e kësaj force politike.
Ish-deputeti ka kërkuar nga Kryesia dhe Komisioni i Apelimit që të shpallin të pavlefshëm vendimin për përjashtimin e tij nga gara.
Gjithashtu, Salianji kërkon që konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit për përjashtimin e tij si anëtar Kryesie.
“Do të ankimoj këtë vendimarrje tuajën për të cilën nuk jam njohur ende dhe do të kërkoj që seanca dëgjimore në KAVS të bëhet publike ku provat e pretenduara nga ana juaj për kontaktet e miaj të pa përshtatëshme të më vendosen në dispozicion mua dhe demokratëve dhe çdo qytetari që ka interes në zhvillimet e PDSH-së”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Salianjit.
Kërkesat e Ervin Salianjit, drejtuar Kryesisë së PD
-Konstatimin e pavlefshmërirë së veprimit juridik (i ndërmarrë me veprime konkludente) të ndërmarrë nga ana e Kryesisë apo organeve të tjera kolegjiale të Partisë Demokratike për marrjen e masës disiplinore të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
-Konstatmin e pavlefshmërisë së Vendimit me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE.
-Shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të Vendimit… (pa datë dhe pa numër) të Kryesisë së PDSH-së të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

