Vrasja e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria e Romës kërkon burg përjetë për ish-të dashurin

AKTUALITET


Prokuroria e Romës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, të riun që e goditi për vdekje ish-të dashurën e tij, shqiptaren Ilaria Sula. Ngjarja e rëndë ndodhi marsin e kaluar.

Samson pas krimit makabër, trupin e saj të mbështjellë në një qese e hodhi nga një shkëmb.

I pandehuri, akuzohet për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë argumenteve të tyre përfundimtare, prokurorët deklaruan se vrasja “u planifikua nga Samsoni dhe u ekzekutua ftohtësisht”.



Skip to toolbar