Ministria e Jashtme mbështet studentët: “Kauzë e drejtë, vazhdoni kështu, por me qetësi e kujdes”

AKTUALITET


Shqiptarët që u nisën drejt Shkupit në mbështetje të studentëve që protestuan për gjuhën shqipe u ndaluan dhe ngadalësuan qëllimisht nga policia e Hristian Mickoskit.

Autobusët me dhjetra studentë nga Tirana u bllokuan fillimisht në kufi dhe më pas u devijuan drejt Kumanovës.

Sipas tyre, skenari ishte i qartë, të mos i lejonin të shkonin në destinacion me qëllim dobësimin e protestës.

Gjatë një takimi me ambasadorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut Denion Meidani ata shprehen të shokuar se si policia kufitare i shoqëroi si të ishin kriminel.

Në pritjen në ambasadë studentët u përgëzuan për qëndrimin dinjitoz dhe qëndrimin të bashkuar për një të drejtë kushtetuese të shqiptarëve.

Gjatë protestës organizatorët e deklaruan disa herë se kolegët e tyre shqiptarë po pengohen qëllimisht nga policia maqedonase.



Skip to toolbar