Gjykata Kushtetuese përfundoi këtë të mërkurë shqyrtimin e kërkesës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025.
Gjyqtarët kushtetues nuk u shprehën sot me vendim. Gjykimi u bë me prova shkresore, ku ishin vetëm gjykatësit, pa prezencën e vetë kryebashkiakut apo SPAK.
Veliaj pretendon se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën.
Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.
Nga ana tjetër prokuroria e Posaçme thotë se masa e sigurisë ndaj tij është e ligjshme.
